Zanussi ZFX31400WA Manuel d'utilisateur Page 4

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 116
  • Table des matières
  • DEPANNAGE
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 3
4
www.zanussi.com
Përdorimi
PARALAJMËRIM! Rrezik lëndimi,
djegiesh, goditjeje elektrike ose zjarri.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh.
makinë akulloresh) në pajisje përveçse kur
është shënuar nga prodhuesi se mund të
vendosen.
Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te
qarku i frigoriferit. Ai përmban izobutan
(R600a), një gaz natyror me nivel të lartë
pajtueshmërie me mjedisin. Ky gaz merr
flakë.
Nëse dëmtohet qarku i ftohjes, sigurohuni
që të mos ketë flakë dhe burime ndezjeje
në dhomë. Ajrosni dhomën.
Mos lejoni që enë të nxehta të prekin pjesët
plastike të pajisjes.
Mos vendosni pije freskuese në ndarjen e
ngrirjes. Kjo krijon presion tek ena e pijes.
Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
Mos e prekni kompresorin ose
kondensatorin. Ata janë të nxehtë.
Mos hiqni ose mos prekni sende në ndarjen
e ngrirësit nëse duart i keni të lagura ose të
njoma.
Mos ngrini përsëri ushqime që janë shkrirë.
Zbatoni udhëzimet e ruajtjes që gjenden tek
ambalazhimi i ushqimit të ngrirë.
Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM! Rrezik lëndimi ose
dëmtimi i pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen,
çaktivizojeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
Kjo pajisje përmban hidrokarbure në
njësinë ftohëse. Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta kryejë mirëmbajtjen dhe
rimbushjen e njësisë.
Kontrolloni rregullisht tubin e shkarkimit
të pajisjes dhe, nëse është e nevojshme,
pastrojeni. Nëse tubi i shkarkimit është
i bllokuar, uji i shkrirë do të mblidhet në
fundin e pajisjes.
Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM! Rrezik lëndimi ose
mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni derën për të evituar ngecjen e
fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake brenda
pajisjes.
Qarku i ftohjes dhe materialet e izolimit të
kësaj pajisjeje nuk ndikojnë tek ozoni.
Shkuma izoluese përmban gaz të
ndezshëm. Kontaktoni autoritetin e bashkisë
suaj për t'u informuar mbi mënyrën e duhur
të hedhjes së pajisjes.
Mos i shkaktoni dëmtime pjesës së njësisë
së ftohjes që është afër shkëmbyesit të
nxehtësisë.
Funksionimi
Ndezja
Vendoseni spinën në prizën e murit.
Rrotullojeni rregullatorin e temperaturës në
pozicionin e ngarkuar plotësisht dhe mbajeni
pajisjen në punë për 4 orë në mënyrë që të
arrihet temperatura e duhur përpara se të
vendosni ushqim brenda.
Rregulloni rregullatorin e temperaturës sipas
sasisë së ushqimeve të ruajtura.
IPosition “1” -E ftohtë.
IPosition “3” -Më e ftohtë. Normalisht,
vendoset në këtë pozicion.
IPosition “5” -Më e ftohta.
Vue de la page 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 115 116

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire